Mbi 1 ton kokainë nga Amerika Latine/ Organizata u godit nga zbërthimi i Sky Ecc, kush është ish-shefi i krimeve të Tiranës, i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK!

11 Korrik 2025, 13:12 / AKTUALITET ALFA PRESS
Mbi 1 ton kokainë nga Amerika Latine/ Organizata u godit nga zbërthimi

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka goditur një grup kriminal të tafikut të drogës nga Amerika Latine, ndërsa lëshoi 13 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë policie.

Gjatë aksionit të SPAK në Shkodër u arrestuan 8 persona, ndërsa në kërkim u shpallën 5 të tjerë.

Raportohet se mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-oficeri i policisë Erion Dani.

Ish-zyrtari i bluve, Erion Dani ka ushtruar detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, por është larguar nga policia.

Vendimi mësohet se aksioni eshte ne vazhdën e  operacionin “Ura”. Mësohet se grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850 deri në 1000 kilogram kokainë.

Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi. Goditja e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc

Po ndodh...