Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, ja sa të dënuar kanë votuar

11 Maj 2025, 14:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, ja sa të

Ka përfunduar procesi i votimit në IEVP Drenovë, QV 3707/1.  

Burime bëjnë me dije se nga 221 të burgosur me të drejtë vote, kanë votuar 176 prej tyre.

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 13:00 ka qenë 27.09%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3331 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 607717 nga 2243676 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë qarku me numrin më të madh të pjesëmarrësve në votime deri më tani është ai i Tiranës me 30.85%.

Tirana ndiqet nga Qarku i Dibrës me 30.31% dhe ai i Kukësit me 28.44%. Qarku me numrin më të ulët të pjesëmarrësve është ai i Vlorës me 19.26%.