
Numërohen 379 Qendra Votimi nga 5225, ja si renditen forcat politike!

Në Shqipëri, deri tani janë numëruar 379 nga 5225 qendra votimi.
Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë udhëheq me 47.893 ota, që përbën 53.98% të totalit.
Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 29.992 vota, ose 33.80%.
Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka marrë 3.170 (3.57%) dhe Partinë Socialdemokrate me 3.334 vota (3.76%).
Lëvizja Bashkë ka siguruar deri tani 1041 vota (1.17%), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 1987 vota (2.24%). Euroatlantikët kanë marrë deri tani 726 vota (0.82%), Djathatas për Zhvillim 252 vota me 0.28%.
Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje më të vogla, me Lëvizjen Atdheu dhe Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare që kanë marrë vetëm 0.13% dhe 0.18% përkatësisht.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128