
"Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej" Spiropali: Kemi diferencë të thellë, reflekton besimin e madh

VORA- Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka folur për mediat nga Vora.
Spiropali tha se socialistët kanë diferencë të thellë tashmë në rezultat dhe se kjo lidhet me besimin e madh që sipas saj kanë fituar te qytetarët.
Ajo tha se rezultati i votës elektronike në bashkinë e Vorës dhe njësinë nr.10 në Tiranë duhej të shpallej në kohë.
“Edhe pse rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ne investuam në numërimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10 për të dhënë rezultatin në kohë reale, ku bashkia e Vorës do të kishte qenë ë para që do të shpallte fitoren e thellë për PS.
PS ka fituar në Vorë siç pritej me diferencë të thellë për shkak të punëve të mira që kemi bërë këtu.
Punës së madhe në terren, PS që është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të vitit.
Ky rezultat reflekton besimin e madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë Ramës dhe PS.
Sapo morën rezultatin tonë, dhe i takon KQZ të shpallë rezultatin të asaj që ishte numërim elektronik. Kemi diferencë të thellë”, tha Spiropali.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128