
“Rezultati është i qartë si drita e diellit”, kërcënon PS: Orvatje qesharake për zvarritjen e procesit! Mos luani me zjarrin

Partia Socialiste ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si përpjekje të kota për zvarritjen e procesit zgjedhor, duke theksuar se rezultati tashmë është i qartë dhe se çdo vonesë është e pajustifikueshme.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PS-së, Silda Çepe, u shpreh:
“Rezultati është i qartë si drita e diellit. Do të jetë e vështirë të gjenden fjalët për të falënderuar qytetarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike, pavarësisht për kë votuan. Falënderojmë edhe komisionerët dhe vëzhguesit që garantuan një proces të qetë, pavarësisht disa përpjekjeve sporadike e të kota, qesharake për të krijuar turbullira”.
Çepe bëri thirrje që procesi të përmbyllet me përgjegjësi dhe pa vonesa:
“Koha të çojmë përpara këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet janë të pajustifikueshme para publikut. Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi. U bëjmë thirrje komisionarëve të vijojnë punën deri në shpalljen e rezultatit pa luajtur me zjarrin e ligjit”, tha ajo.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128