Igli Tare flet rreth bisedimeve me Milanin: Një objektiv për këdo, do të ishte një nder

12 Maj 2025, 19:04 / SPORT ALFA PRESS

Igli Tare flet rreth bisedimeve me Milanin: Një objektiv për
Milani është në kërkim të një drejtori sportiv dhe Igli Tare vazhdon të mbetet një nga kandidatët më të mundshëm për të mbuluar këtë rol. Ai ka kontaktuar disa herë me drejtuesit e klubit kuqezi dhe mbetet mes emrave më të diskutuar për këtë rol.

Tare ka shmangur zakonisht prononcimet rreth kësaj teme, duke mos hyrë në detaje rreth asaj që është biseduar me drejtuesit e lartë të kuqezinjve. Por në një intervistë për “La Stampa”, ai ka folur edhe për këtë rol të mundshëm në klubin italian.

Milani është një objektiv për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe me emër si ky do të ishte një nder. Unë jam munduar gjithmonë të përfaqësoj kombin tim dhe njëkohësisht të jem një shembull për shumë italianë, pasi jam gjysmë italian. Kam kaluar këtu gjysmën e jetës time, kam pasaportën italiane dhe e mbaj me krenari. Ju jam shumë mirënjohës”, tha Tare në intervistën e tij.

 

Po ndodh...

ide