
Konflikti në qendrën e votimit në Fushë-Milot, policia procedon dy persona

Gjatë procesit të votimit një ditë më parë në qarkun e Lezhës një incident u shënua në Fushë-Milot ku 2 persona u konfliktuan në qendrën e votimit 0871, në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori”.
Pas këtij konflikti policia përmes një njoftimi zyrtar për mediat sot ka thënë se dy personat do hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje pasdite, për një konflikt verbal mes disa shtetasve në Fushë-Milot, bëjmë me dije se janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë konflikt, A. N., 58 vjeç dhe P. P., 67 vjeç, të dy banues në Milot. Nga hetimet dyshohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si provë materiale. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N. dhe P. P., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, njoftoi sot policia.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128