Aldo në një lidhje me Rizartën? Ish-banori merr aprovimin nga ish-gruaja

12 Maj 2025, 18:44 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Aldo në një lidhje me Rizartën? Ish-banori merr aprovimin nga

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Aldo Marku ka folur për raportin e tij me ish-partneren dhe për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Moderatorja e njohur e ngacmoi ish-banorin në lidhje me raportin që ai krijoi me disa nga ish-banoret e BBV 4. Aldo u shpreh se ish-partnerja e tij pëlqen Rizartën, edhe pse i thotë se ‘është pak e vogël’.

Marku gjithashtu tha se pasi kanë dalë nga shtëpia ai dhe Rizarta kanë konsumuar nja dy kafe dhe se janë duke u njohur.

Anës kush i pëlqente nga vajzat, që i dukej asaj e përshtatshme për ty, t’a ka thënë? Rizarta, Livia?

I pëlqen Rizarta, vajzë me vlera

Po, po, pak e vogël thotë Ana

Ish-bashkëshorte që të zgjedhë partneren ish-burrit, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë. Fantastike

Për hir të së vërtetës, nuk është se po e zgjedh ajo, po jep mendimin e saj

Po pra, në një farë mënyrë po jep zgjedhjen e saj, në këtë kuptim

Patjetër. Po realisht, ty të pëlqyen këto vajza apo ishte thjesht një lloj strategjie në kuadër të lojës? kjo puna e flirtimeve që t’i je akuzuar aq shumë

Janë ato pëlqimet e momenteve të para. Për shembull me Livian ka qenë diçka e dy javëve të para dhe më pas unë u tërhoqa

Po 2-3 gjëra, ia thashë çfarë më pëlqente. Shkoi si shkoi, nuk mendoj se ka qenë korrekte sjellja e saj, sepse jam treguar shumë i qytetëruar. Nëse e ke zemrën e zënë, ok po tërhiqem.

Po me Rizartën si janë sot raportet?

Rizarta erdhi pas dy muajsh. Dy muaj në atë shtëpi, se mbase në publik nga prime në prime kalon koha shumë shpejt, po aty nga dita në ditë kalon koha shumë avash. Domethënë aty një ditë të duket si një javë. Ne e humbnim konceptin e kohës.

Të eci me Rizartën pasi dole po flasim? A jeni takuar?

Kemi konsumuar nja dy kafe, duke u njohur jemi, nuk shoh asnjë lloj urgjence apo emergjence. Deri tani ok

Një raport që mbase premton, mund të bëhet nesër një lidhje?

Akirën ia ke prezantuarën Rizartës, apo është ende herët?

 

Po ndodh...