Zgjedhjet/ Numërohen 2771 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca mes PS dhe PD, me mbi 139 mijë vota! Garë e fortë për vendin e tretë

12 Maj 2025, 17:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet/ Numërohen 2771 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet

Janë numëruar 2771 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

Zgjedhjet/ Numërohen 2771 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet

PS kryeson me 389,037 vota ose 52.8%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 249,593 vota për momentin, ose 33.9%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 27,996 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 25,673 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 20,594 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 9,781 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 389,037 vota – 52.8%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 249,593 vota – 33.9%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 25,673 vota – 3.5%

Partia Mundësia – 20,594 vota – 2.8%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 27,996 vota – 3.8%

Lëvizja Bashkë – 9,781 vota – 1.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 8,564 vota – 1.2%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,680 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,448 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,018 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 524 vota – 0.1%.