
"Ky vend nuk anëtarësohet kështu në BE", vëzhguesit e OSBE me mesazh të qartë: Zgjedhjet, gjëja më e rëndësishme

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç është. Së fundmi Gahler është shprehur se të gjithë aktorët duhet t'i marrin seriozisht rekomandimet për të ecur përpara.
Gahler ka deklaruar sot se zgjedhjet janë gjëja më e rëndësishme ndërsa theksoi se partitë politike duhet të përmirësojnë procesin zgjedhor.
“Rekomandimet dhe këto që do të vijnë nga Parlamenti Europian unë absolutisht që do sugjeroja që aktorët e interesuar këtu, por do të doja të kisha konsensus të gjerë të partive politike, për përmirësimin e procesit zgjedhor.
Kjo është një nga aspektet qe çon drejt BE. Çështje të tjera që përmendët që kanë të bëjnë me korrupsionin, të tjera gjëra që shkojnë përtej zgjedhjeve sigurisht që do të adresohen të jeni të sigurt.
Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot, ama ka shumë gjëra që mund të përmirësohen dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Unë rekomandoj me forcë të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht.”-tha Gahler.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128