Rezultati për Qarkun Tiranë, PS kryeson me mbi 25 mijë vota më shumë se PD! Ja si ndahen votat për partitë e tjera

12 Maj 2025, 17:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Rezultati për Qarkun Tiranë, PS kryeson me mbi 25 mijë vota

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 560 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 88,831 vota ose 48.5%.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 63,482 vota, që përbëjnë 34.7%.

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 8,996 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 88,831 vota – 48.5%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 63,482 vota – 34.7%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 5,611 vota – 3.1%

Partia Mundësia – 8,996 vota – 4.9%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 6,234 vota – 3.4%

Lëvizja Bashkë – 5,018 vota – 2.7%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 2,970 vota – 1.6%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 880 vota – 0.5%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 445 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 342 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 214 vota – 0.1%.

 

Po ndodh...