
Aksident në Laç, këmbësori dërgohet në Spitalin e Traumës

12 Maj 2025, 18:05 / AKTUALITET
Në qytetin e Laçit, një 84-vjeçar është përplasur nga një automjet rreth orës 16:20 dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia po kryen veprimet procedurale me drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 16:20, në qytetin e Laçit, automjeti që drejtohej nga shtetasi Z. P., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. Sh., 84 vjeç, që lëviste në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin Z. P., po kryhen veprimet procedurale”, njfton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128