
Akuzoi Moskën për sabotim, Polonia njofton mbylljen e konsullatës ruse

Ministria e Jashtme e Polonisë njoftoi sot mbylljen e një konsullate ruse , pasi autoritetet polake akuzuan të dielën shërbimet e inteligjencës ruse se qëndronin pas një zjarri të madh që shpërtheu vitin e kaluar në Varshavë dhe shkatërroi pothuajse plotësisht një qendër tregtare.
“Për shkak të provave se shërbimet sekrete ruse kryen një akt të turpshëm sabotimi kundër qendrës tregtare kam vendosur të tërheq pëlqimin tim për funksionimin e Konsullatës së Federatës Ruse në Krakovë”, shkroi Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski në X.
Nga ana e saj, Moska kritikoi vendimin e Varshavës, ndërsa premtoi një “përgjigje proporcionale”.
“Varshava vazhdon të shkatërrojë qëllimisht marrëdhëniet, duke vepruar kundër interesave të qytetarëve të saj (…) Një përgjigje proporcionale ndaj këtyre masave joproporcionale do të pasojë së shpejti”, theksoi Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Polonia, një aleate besnike e Kievit, ankohet se po shënjestrohet nga veprime sabotimi, të cilat thekson se janë koordinuar nga Rusia.
Majin e kaluar, një zjarr shkatërroi pothuajse plotësisht një qendër tregtare në Varshavë , e cila strehonte 1,400 dyqane të vogla në pronësi kryesisht të anëtarëve të komunitetit vietnamez.
Autoritetet polake nisën menjëherë një hetim, por deri më tani ato kanë shmangur fajësimin e Moskës.
“Tani e dimë, sipas informacionit që është mbledhur, se zjarri ishte rezultat i zjarrvënies së qëllimshme të organizuar nga shërbimet sekrete ruse”, theksuan dje Ministritë polake të Drejtësisë dhe të Brendshme në një deklaratë të përbashkët.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128