
24 vite pa një titull kampion, tifozët shkodranë dynden drejt Tiranës, ja sa tifozë kuqeblu pritet të mbështesin Vllazninë në “Arenën Kombëtare”

Një “det” tifozësh kuqeblu pritet të ketë në Tiranë sot për finalen e këtij sezoni në Superiore, Vllaznia-Egnatia. Mbështetësit kuqeblu që prej më shumë se dy dekadash presin një triumf në kampionat, duken më të karikuar se asnjëherë për të mbushur shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”.
Nga sa mëson gazeta, deri më tani është i sigurt një numër prej 7200- 7500 tifozësh që do udhëtojnë nga Shkodra. Me numrin e tyre që pritet të shtohet edhe ditën e sotme, ku udhëtimi nga Shkodra për autobusët e vendosur në dispozicion nga klubi do nisë në orën 14:30. Kjo për të shmangur edhe ndonjë trafik të mundshëm gjatë rrugës dhe mbërritja e tifozëve në impiant të jetë në kohën e duhur.
Gjithashtu, burime pranë gazetës konfirmojnë se tifozët ultras të Vllaznisë kanë përgatitur edhe koreografi speciale për këtë duel, ku mbështetësit shkodranë kanë premtuar një spektakël pas ndeshjes në rast triumfi të Vllaznisë në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, edhe nga ana tjetër, mbi një mijë tifozë të Egnatias pritet të jenë të pranishëm në Tiranë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Ata do të shijojnë finalen e dytë radhazi në “Final 4”.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128