Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në “Arenën Kombëtare”

12 Maj 2025, 16:19 / SPORT ALFA PRESS

Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në

Shumë tifozë kuqeblu pritet të ketë në Tiranë sot për finalen e këtij sezoni në Superiore, Vllaznia-Egnatia.

Mbështetësit kuqeblu që prej më shumë se dy dekadash presin një triumf në kampionat, duken më të karikuar se asnjëherë për të mbushur shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Nga sa mësohet, deri më tani është i sigurt një numër prej 7200- 7500 tifozësh që do udhëtojnë nga Shkodra.

Me numrin e tyre që pritet të shtohet edhe ditën e sotme, ku udhëtimi nga Shkodra për autobusët e vendosur në dispozicion nga klubi do nisë në orën 14:30.

Kjo për të shmangur edhe ndonjë trafik të mundshëm gjatë rrugës dhe mbërritja e tifozëve në impiant të jetë në kohën e duhur.

Ndërkohë, edhe nga ana tjetër, mbi një mijë tifozë të Egnatias pritet të jenë të pranishëm në Tiranë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Ata do të shijojnë finalen e dytë radhazi në “Final 4”.