Sistemi i patronazhimit nga PS, OSBE/ODIHR: Presionin ndaj njerëzve në administratën publike e kanë konstatuar edhe vëzhguesit tanë afatgjatë

12 Maj 2025, 16:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Sistemi i patronazhimit nga PS, OSBE/ODIHR: Presionin ndaj njerëzve në

Farah Karimi, Koordinatore Speciale dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, kur u pyet për sistemin e patronazhimit nga PS, tha se e kanë adresuar në raportin e tyre.

Karimi tha se patronazhistët janë diçka që “e kemi dëgjuar edhe nga vëzhguesit tanë afatgjatë.”

Farah Karimi: Nëse lexoni do të shikoni se ne i kemi përmendur, kemi shkruar për këtë preson sidomos për presionin ndaj njerëzve në administratë publike. E kemi adresuar në raportin tonë. E përmendim si anë negative të asaj çfarë kemi parë dhe bashkëbiseduar. Është diçka që e kemi dëgjuar edhe nga vëzhguesit tanë afatgjatë.

Nuk ndihem e sigurt të themi të flas për policinë. Mund të them se gjatë takimeve që kemi patur me SPAK apo Prokurorinë e Përgjithshme, ata kanë përmendur disa raste që u janë referuar nga policia. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Ky është informacioni që kemi.

Ndërkohë shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, këshilloi partitë politike të angazhohen në mirëbesim.

“Mënyra sesi ne operojmë është se ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ne shohim aspekte të ndryshme. Ju do ta shihni që nuk është një situatë bardhë e zi, ka disa nuance. Ka fusha ku nevojë për përmirësim, ka fusha ku ka standard të larta. Edhe raporti ynë është për autoritete që të shohin komentet tona dhe të angazhohen në ato fusha që ne shohim se ka nevojë për përmirësim.

Këshilla ime për partitë politike është të angazhohen në mirëbesim. Ajo që unë shoh është se ka një polarizim shumë të fortë, opinione të forta. Është normale, por është e rëndësishme të distancohesh pak, të pranosh pak. Edhe në media pashë një mungesë debatesh mes kandidatëve që përkthehet në informacion të pamjaftueshëm për zgjedhësit”, tha Zannier.

 

Po ndodh...