
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit: Fushata në rrjete sociale e parregulluar, pati sulme mes drejtuesve kryesorë të partive, sidomos online!

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, foli sot në konferencën për mediat lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për fushatën dhe zgjedhjet e 11 Majit.
Lamberto Zannie tha se pavarësisht disa ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten ende ta paadresuara dhe ende nuk ka patur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.
Ambasadori theksoi se fushata ishte përgjithësisht e qetë por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të partive politike, sidomos online fakt që sipas tij tregon mjedisin politik që tregon një polarizim tejet të madh në vendin tonë.
“Fushata në rrjete sociale e parregulluar. Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale dhe nuk pati një autoritet për të monitoruar përmbajtjen manipuluese online“, shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it.
Ambasadori Lamberto Zannier, Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it: Unë kam mbërritur këtu në fund të marsit. Filluam formalisht vëzhgimin më 2 prill. Pastaj erdhën 26 vëzhgues afatgjatë. Misioni më pas u zgjerua me një numër të madh vëzhguesish, 240 ishte numri total i vëzhguesve, plus rreth 130 vëzhgues nga asambletë parlamentare.
Këto zgjedhje u zhvilluan pas disa ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe pas futjes për herë të parë të votimit nga jashtë vendit. Pavarësisht disa ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten ende ta paadresuara dhe ende nuk ka patur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.
Përgatitjet për zgjedhjet ishin efeciente dhe të menaxhuare mirë, ne pamë që administrate zgjedhore ishte transparente në përputhje edhe me afatet ligjore, pamë bashkëpunim të mirë me KQZ. Komisioni bëri edhe fushatë informimi të zgjedhësve duke adresuar popullatën në përgjithësi.
Në ditën e zgjedhjeve ne pamë zgjedhës që ishin të pafamiljarizuar që nuk e dinin si të votonin në disa QV.
Trajnimi i komisionarëve mund të ishte më efikas. Vëzhgimi në QV që përdorën votim dhe numërim elektronik, tregoi nevoje për përmirësimin e informimin e zgjedhësve për përdorimin e këtyre pajisjeve në të ardhmen.
Fushata përgjithësisht e qetë por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të partive sidomos online që tregon mjedisin politik që tregon një polarizim tejet të madh dhe mosbesim.
Pozitive ishte se SPAK ngriti një task forcë për hetimin e krimeve zgjedhore. Fushata në rrjete sociale e parregulluar. Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale dhe nuk pati një autoritet për të monitoruar përmbajtjen manipuluese online.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128