Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

12 Maj 2025, 16:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

Partia Socialiste po kryeson edhe në numërimin e votës së Diasporës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në 3591 zarfe të hapura nga 194889 në total, Partia Socialiste kryeson me 1954 vota ose 54.70%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 1054 vota ose 29.51%, e treta vjen Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” me 313 vota ose 8.76%.

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 5o mandate, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat.

 

 

Po ndodh...