Zekthi: Këto mund të jenë zgjedhjet e fundit të tranzicionit shqiptar

12 Maj 2025, 16:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Zekthi: Këto mund të jenë zgjedhjet e fundit të

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", analisti Fitim Zekthi komentoi zgjedhjet e fundit dhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR, duke theksuar rëndësinë e rezultatit dhe vijueshmërinë e vlerësimeve të mëparshme për procesin.

"Duket që këto janë zgjedhje që do të diskutohen gjatë sepse kanë prodhuar një rezultat të rëndësishëm dhe të thellë gjithashtu kanë prodhuar një rezultat që mund të jetë ndoshta i fundit i këtij tranzicioni shqiptar.

Në lidhje me raportin dua të them që nuk kishte asgjë të re nga raportet e kaluara. Ky është një raport paraprak, është i përhershëm, bëhet gjithmonë një ditë pas zgjedhjeve.

Edhe njerëzit e OSBE- Odihrit merren kryesisht me mënyrën sesi ka shkuar procesi i votimit, sjellja e qytetarëve dhe e komisionerëve, atmosfera përgjithshme dhe mënyra sesi media gjatë fushatës ka trajtuar subjektet dhe aktorët kryesorë politikë. 

U thanë gjëra që janë thënë gjithmonë, që votimet kanë qenë të qeta relativisht, pa probleme, votohej lirisht", u shpreh Zekthi.