Mbyllet protesta për Zvërnecin/ Qytetarët thirrje në shesh: Nesër më shumë!

2 Qershor 2026, 21:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mbyllet protesta për Zvërnecin/ Qytetarët thirrje në shesh:

Vijoi për të tretën ditë radhazi protesta e qytetarëve përpara Kryeministrisë kundër ndërtimeve në Zvërnec.

Në një protestë që zgjati më shumë se 3 orë qytetarët kërkuan anulimin e ndërtimeve në Zvërnec si dhe dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë.

Në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë, qytetarët brohoritën parrullat “Rama burg, Berisha burg”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria nuk është për shitje” ndërsa  kërkuan ndalimin e projektit në Zvërnec.

Mes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve të mbajtura gjatë tubimit, protestuesit kanë artikuluar një sërë kërkesash, duke nisur nga anulimi i projektit në Zvërnec deri te dorëheqja e të gjithë qeverisë.

Sipas organizatorëve, protesta nuk lidhet vetëm me Zvërnecin, por me një sërë vendimesh dhe ligjesh që sipas tyre kanë favorizuar investitorët në dëm të interesit publik.

Në deklaratën e tyre, protestuesit kërkuan

Protestuesit theksuan se këto janë kërkesa që lidhen me mbrojtjen e interesit kombëtar dhe se nuk pranojnë negociata për pasuritë e shqiptarëve.

“Nuk pranojmë negociata mbi pasuritë e shqiptarëve. I bëjmë thirrje çdo shqiptari të bashkohet në këtë përpjekje qytetare”, u shprehën ata.

Protesta e radhës do të mbahet nesër në orën 18:00 teksa qytetarët bënë thirrje për rritje të pjesëmarrjes.

Po ndodh...

ide