
“Njeriu që përdor fjalë të ndyra dhe të liga është një njeri i ligë", Myftiu i Shkodrës kritika politikanëve: Shmangni fjalorin banal në fushatë!

Myftiu i Shkodrës ka kritikuar këtë të premte gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë fushatës elektorale.
Duke cituar shkrimet e Mithat Frashërit, i njohur si Lumo Skëndo, Imam Muhamed Sytari tha se ata që përdorin fjalor banal janë njerëz shpirtligj, të paedukuar dhe pa norma njerëzore.
Ai theksoi se ky fjalor po përdoret pikërisht nga ata që kanë në duar fatet e vendit.
“Njeriu që përdor fjalë të ndyra dhe të liga është një njeri i ligë me zemër të keqe pa dhembshuri ose ka një edukatë harbute, i rritur me njerëz pa arsim dhe pa delikatesë dhe nuk vë re atë që thotë, nuk shquan të mirën nga e keqja. Rron si një dru, si një dhi e egër vetëm me lumturinë e nevojës dhe ndërsa sjell nder mend Lumo Skëndon, i përket më së miri atyre që nga foltoret e qyteteve të ndryshme, me lloj lloj banalitetesh që ne nuk kem i nevojë dhe duhet të distancohemi prej tyre”, tha ndër të tjera ai.

Miti i Shqipërisë turistike, me kokën në Europë dhe bythën në Tunizi!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128