
Përfshihet nga zjarri kodra me gështenja në Leshnicë të Pogradecit

7 Mars 2025, 17:24 / AKTUALITET
Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje një zonë me gështenja mbi fshatin Leshnicë të Pogradecit.
Zjarri është parë nga kryeplaku i fshatit Ladi Lipo, i cili menjëherë ka kërkuar ndihmën e banorëve dhe kanë shkuar në këmbë drejt zonës për të izoluar dhe fikur flakët që po përhapeshin shpejt.
Pas më shumë se 1 ore punë me mjete rrethanore ata ja kanë dalë të fikin zjarrin, duke shpëtuar djegien e mëtejshme të pyllit me gështenjë.
Mësohet se ka patur dëmtime në filiza gështenje dhe barishte por falë punës situata është nën kontroll. Banorët janë duke qëndruar në zonë ende për të mos lejuar riaktivizimin e zjarrit. Dyshohet se zjarri të ketë qenë pakujdesi e ndonjë banori.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128