Përkeqësohet situata në Qafë Buall, ndërhyrje me helikopter për të frenuar përhapjen e flakëve

26 Korrik 2025, 21:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përkeqësohet situata në Qafë Buall, ndërhyrje me

Situata nga zjarri i rënë në zonën e Qafës së Buallit, në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke dalë jashtë kontrollit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe vështirësisë së terrenit, autoritetet janë detyruar të nisin ndërhyrjen nga ajri me helikopter për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Zjarri, i cili fillimisht përfshiu një kurorë me pisha në territorin e Bashkisë Klos, ka përparuar me shpejtësi drejt Bashkisë Bulqizë, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë një pikë karburanti dhe disa biznese përgjatë Rrugës së Arbrit. Segmenti rrugor vazhdon të jetë i mbuluar nga tymi i dendur, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve.

Ndërhyrja ajrore është duke u kryer në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore të Mbrojtjes nga Zjarri, ndërkohë që mbi 90 forca zjarrfikëse, policie dhe vullnetarë janë të angazhuar në terren për izolimin e vatrave nga toka.

 

 

Po ndodh...