Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

9 Maj 2025, 15:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të

Qeveria do të falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vëna në harkun kohor janar 2015-nëntor 2024. Vendimi i marrë më pak se 48 orë nga zgjedhjet e së dielës përfshin të gjitha masat administrative për ndërtime pa leje, parkim të gabuar apo tejkalim shpejtësie.

Gjithashtu falen gjobat e vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Fshirja e detyrimeve prek edhe të penalizuarit në muajt e pandemisë Covid-19.

Ky është vendimi i dytë në pak kohë i qeverisë, pas “paqes fiskale” ndaj bizneseve që fal gjobat. Qytetarët do të kenë 30 ditë kohë për të kërkuar fshirjen e gjobave, ndërsa ligji do të mbesë në fuqi për 2 muaj.

Falja e gjobave erdhi si propozimi i 35 deputetëve socialistë, të cilët kërkuan që ligji të kalojë me procedurë të përshpejtuar që muajin janar, por kjo nuk ndodhi. 

 

Po ndodh...