
Radhë të gjata dhe fluks automjetesh në doganën e Qafë – Thanës

Radhë të gjata dhe fluks automjetesh janë shënuar të enjten në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh token shqiptare me atë të Maqedonisë së Veriut.
Fluksi i lartë ka nisur prej orës 09:00 në të dyja anët e kufirit, ku udhëtarët detyrohen të qëndrojnë më tepër se 45 minuta në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
Fluks ka në të dyja anët e kufirit, për shkak edhe të ditëve pushim që shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë (4 ditë), të cilët shprehen se udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar për të pushuar.
Policia kufitare shqiptare bën me dije se po punon me kapacitet të plotë në hyrje dhe dalje ndërsa i kanë kërkuar palës maqedonase për të punuar me procedurë të përshpejtuar, gjë e cila nuk është pranuar prej tyre
Vetëm ditën e sotme, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128