
"U hoqën emra nga raporti i OSBE për fushatën"/ BE përgënjeshtron lajmin!

Lajmin se në raportin e OSBE ishin hequr emra banditësh, është përgënjeshtruar nga vetë ky institucion.
Reagimi i delegacionit të BE në Tiranë vjen pas një lajmi të publikuar në portalin Syri.net, ku pretendohej se ambasadori Silvio Gonzato ka hequr nga raport OSBE-ODHIR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.
Por, është vetë Bashkimi Europian që e përgënjeshtron këtë lajm duke theksuar se artikulli është i pavërtetë. Në reagimin e ndarë në Facebook, BE thekson se raportet e OSBE-ODHIR janë të pavarura, ndërsa shton se dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike
“Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në reagimin e BE.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128