Rrëshqet dheu, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit–Këlcyrë
14 Janar 2025, 16:16 / AKTUALITET

Një rrëshqitje e konsiderueshme dheu ka bllokuar tërësisht pasditen e kësaj të marte aksin rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim për banorët dhe udhëtarët.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e rrëshqitjes së dheut pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, është bërë e pamundur kalimi i mjeteve në të dyja drejtimet..
Ekipi i kontraktit të mirëmbajtjes së aksit rrugor Tepelenë-Përmet ka nërhyrë për të hapur rrugën duke mundësuar hapjen e aksit në një sens dhe duke lejuar kështu rivendosjen e qarkullimit të automjeteve.
Raportohet se po vazhdon monitorimi i situatës dhe puna për pastrimin e plotë të zonës së prekur nga rrëshqitja, me qëllim të rivendosjes së qarkullimit normal në të dyja drejtimet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
