Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

11 Maj 2025, 20:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan

Policia e Pogradecit ka dalë me një komunikatë shtesë për mediat në lidhje me konfliktin e regjistruar ditën e sotme në Pogradec, ku Luan Tollozhina goditi brenda qëndrës së votimit komisionerin e PS-së, Enton Gega, pasi ky i fundit kishte patur një përplasje me vajzën e tij, e cila ishte kryetare e komisionit.

Pasi Policia arrestoi Luan Tollozhinën, nipërit e këtij të fundit i shkuan në banesë komisionerit të PS-së dhe i dhunuan djalin dhe bashkëshorten.

Në lidhje me sherrin e dytë, uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar dy persona, shtetasit A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.

Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, ju informojmë se:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit E.G, i cili u dhunua nga shtetasi L.T

Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit shtetasit E. G., 52 vjeç, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...