Shqipëria, destinacioni më popullor për vitin 2025

Raporti i platformës Travel Horizons hedh dritë mbi destinacionet me rritje në popullaritet në krahasim me vitin 2023, Shqipëria renditet e para. Sipas një artikulli të publikuar të Travel Horizons për vitin 2025 nga lastminute.com, ka pasur një rritje 100% të prenotimeve veçanërisht në një rajon, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar: vija bregdetare mahnitëse e Shqipërisë.
Në vend të dytë, me një rritje kërkimi prej 98% këtë vit, renditet Mali i Zi, i cili ka filluar të jetë një destinacion mesdhetar ekonomik. Në vendin e tretë renditet Stambolli, i cili është një vend pushimi shumë më i njohur.
Më poshtë renditen rajonet kryesore për vitin 2025, sipas lastminute.com
Vija bregdetare, Shqipëri
Mali i Zi
Stamboll, Turqi
Mynih, Gjermani
Split, Kroaci
Zanzibar, Tanzani
Oslo, Norvegji
Corse, Francë
Hammamet dhe Sousse, Tunizi
Bukuresht, Rumani/ Time Out
-
-
Tërheqja nga Afganistani në vitin 2021, Blinken mbron vendimin e SHBA
12 Dhjetor, 16:16
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


