3,500 marinsa amerikanë shtesë mbërrijnë në Lindjen e Mesme

Anija luftarake USS Tripoli me 3,500 ushtarakë amerikanë ka mbërritur në Lindjen e Mesme. Lajmin e njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X, ndërsa Pentagoni po peshon hapat e mëtejshëm në luftën me Iranin.
“Marinarët dhe Marinsat amerikanë në bordin e USS Tripoli (LHA 7) mbërritën në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së më 27 mars”, tha CENTCOM.
Njësi të tilla tradicionalisht janë përdorur për misione si evakuime në shkallë të gjerë dhe operacione amfibe që kërkojnë lëvizje nga anijet në breg, duke përfshirë bastisjet dhe sulmet. Ato gjithashtu kanë një komponent luftarak tokësor dhe aviacional dhe disa njësi janë të trajnuara për operacione speciale.
Një burim i njohur me vendosjen e trupave i tha më parë CNN se prania e MEU-së u jep komandantëve mundësi shtesë për një sërë eventesh të paparashikuara.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128