Balluku përballë drejtësisë! Klodiana Lala: Ekziston mundësia që nëse gjenden prova, të hapen çështje të tjera penale

28 Mars 2026, 17:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Balluku përballë drejtësisë! Klodiana Lala: Ekziston

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se ekziston mundësia që nëse gjenden prova të tjera, do të hapen çështje të reja penale në ngarkim të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Lala pohoi se janë ushtruar kontrolle në banesën e saj, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe 15 biznesmenëve.

“GJKKO ka marrë një vendim sa i përket fshehtësisë së korrespondencës nisur nga një rast tjetër, dhe i ka vënë SPAK disa piketa për hetimet që ka në duar. Në kuadër të kontrolleve të kryera në dhjetor të 2025 dhe janar 2026, pasi iu sekuestruan shumë celularë në banesat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në shtëpitë e disa biznesmenëve. Këtu mund të sjellë një detaj ku ka pasur një kontroll në banesën e biznesmenit Ilir shtufi, prej 12 orësh. Në kërkesën që është bërë në gjykatë, GJKKO thotë; kemi dyshime të arsyeshme që biznesmenët, janë mbi 15 biznesmenë, që kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe me zyrtarë dhe ish-zyrtarë për të paracaktuar tendera. Janë disa celularë. Në shtëpinë e Shtyfit janë marrë celularë dhe laptopë. Kontrolle janë kryer dhe në banesën e Gentian Gjylit dhe Erald Elezit, apo janë kryer kontrolle dhe te sekretarja juridike. Ka dy vendime, ai i 19 marsit, ku është dhënë leja për këqyrjen e celularëve, të zyrtarëve dhe njerëzve të besuar të saj, pasi provat që mund të gjenden aty mund të përdoren për prova të reja, po ashtu do të përdoren në procesin hetimor ndaj zonjës Balluku. Dhe pjesa tjetër është grupi i biznesmenëve, që thuhet se kanë ndikuar në paracaktimin e tenderave. Kur ka dyshime për një krim, sado i kujdesshëm të jetë një person, ka gjithmonë një gjurmë. Janë kontrolluar dhe librat në bibliotekë. GJKKO e ka kufizuar, pasi ka thënë se kontrollet duhet të bëhen për rastin konkret. GJKKO e ka pranuar në tërësi kërkesën e SPAK. Ekziston mundësia që nëse gjenden prova të reja, të hapen çështje të tjera penale, për fakte të reja. Fakti që janë pyetur të gjithë personat në dijeni apo hetim, mund t’i shërbejë hetimit në tërësi.”, tha Lala.

Duke u ndalur te rasti i Evis Berberit, Lala tha se; Gjykata Kushtetuese tha se ka vendosur që të lërë pa ndryshuar, në fuqi tre vendimet e gjykatave, për lënie në fuqi të masës ‘arrest me burg’ për Berberin. Zoti Berberi, përmes avokatit të tij, kishte përdorur një mekanizëm të fshehtë për të afektuar çështjen e tij me të zonjës Balluku. Ai kërkonte rikthimin e celularëve të tij. Gjatë kontrollit iu gjetën disa celularë, që ai pretendonte se ishin veprime të paligjshme. Gjykata Kushtetuese nuk e mori fare në konsideratë këtë çështje. E vetmja mundësi që të shqyrtohej kjo çështje nga Kushtetuesja, duhej të kishte një vendimmarrje.”.

Po ndodh...

ide