“Shumë shpejt do të ketë rezultate”, gazetarja Lala: Një deputete e PS është nën hetim nga SPAK!

28 Mars 2026, 20:20 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shumë shpejt do të ketë rezultate”, gazetarja Lala:

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë” në News24 se një deputete aktuale e Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK.

Ajo nuk zbuloi emër, por theksoi se deputetja është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme dhe se shumë shpejt mund të ketë rezultate konkrete.

Ajo u shpreh se deputetja nuk është vënë zyrtarisht nën akuzë, por shtoi se është regjistruar vepra penale dhe se hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.

“Një deputete aktuale e PS është në hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete.

Emri i saj është regjistruar si person në hetim por është regjistruar vepra penale dhe është duke kryer hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Po vijon çështja me intensitet. Po ashtu priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t. “, u shpreh gazetarja.

Po ndodh...

ide