Rama ultimatum kryebashkiakëve: Nëse doni të rikandidoni, sillni në tryezë 10 kontrata për Paketën e Maleve!
Pas përfundimit të mbledhjes të socialistëve, kryeministri i vendit Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë publike vendimet që u morën dhe çështjet që u diskutuan.
Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek Paketa e Maleve, ku u vendos ultimatum kryebashkiakëve se nëse duan që të rikandidojnë duhet të sjellin në tryezë minimalisht 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve.
Në të kundërt sipas tij, nuk mund të rikandidojnë edhe “sikur të kenë bërë mrekullira”.
“Kemi shumë aplikime dhe kemi vendosur një normë, një objektiv që të gjitha ata kryetarë bashkish që duan të rikandidojnë, nuk mund të rikandidojnë edhe sikur të kenë bërë mrekullira, nuk mund të rikandidojnë nëse nuk kanë vënë me firmë 10 kontrata minimumi për Paketën e Maleve. Në momentin që hapet kjo rrugë të tjerët vijnë më lehtë. Ju keni dëgjuar që kjo paketa e maleve është bërë për oligarkët, por këtu në Shqipëri nuk ka oligarkë.
Kjo fjalë është shpikur nga ata që u ka ngelur në grykë fjala kulakë. Paketa e Maleve është krejt e kundërta, lidhet drejtpërdrejt me njerëzit që kanë një pronë të trashëguar dhe nuk e zhvillojnë dot sepse nuk kanë titullin e pronësisë. Ky person përfiton një procedurë shumë të shpejte dhe më pas financim. Ne jemi në mandatin e katërt që do të thotë shumë gjëra nuk kanë qenë siç janë. Gjërat janë përmirësuar shumë, kjo edhe për prokurimet.
Ne kemi kaluar nga të fundit, në të parët për prokurimet publike. Shërbimet po ashtu, e-Albania ka ndryshuar jetën e njerëzve, ky është fakt. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar atë proces. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces me përzgjedhjen e organizatës të mos jetë një procedurë normale”, u shpreh kryeministri.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128