Detaje të reja nga dosje “Epstein”, agjenti i modeleve dyshohet se rekrutonte vajza për financierin

28 Mars 2026, 21:12 / BOTA ALFA PRESS

Detaje të reja nga dosje “Epstein”, agjenti i modeleve dyshohet

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosjet e publikuara së fundmi në SHBA, që hedhin dritë mbi komunikimet mes një agjenti modelesh dhe financierit Jeffrey Epstein.

Sipas dokumenteve, agjenti Ramsey Elkholy i ka dërguar qindra email-e Epstein-it për një periudhë gati 10-vjeçare, ku diskutoheshin modele të reja dhe mundësia për t’i prezantuar ato me të.

Në disa prej këtyre komunikimeve, Elkholy përshkruante gra të reja dhe sugjeronte takime me Epstein, ndërsa në një rast të vitit 2011 i kërkonte atij të kishte marrëdhënie me një modele që ai njihte. Po ashtu, në një tjetër mesazh ai i propozonte financierit të takonte një studente 18-vjeçare, duke e përshkruar si “të mrekullueshme”.

Dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë tregojnë se korrespondenca mes tyre ka vijuar nga viti 2009 deri pak para vdekjes së Epstein në vitin 2019 dhe lidhej kryesisht me aksesin te modele femra dhe kontakte në industrinë e modës.

Sipas FBI, numri i viktimave të abuzuara nga Epstein mund të arrijë deri në 1,000 gra dhe vajza, ku përfshihen edhe modele.

Në komunikime përmenden gjithashtu lidhje me rrjete të njohura të modës si Victoria’s Secret dhe stilisten Vera Wang, si dhe kontakte me agjentin francez Jean-Luc Brunel, i cili është akuzuar për rekrutimin e vajzave për Epstein.

Po ndodh...

ide