Nga miqësoret tek Botërori: Rruga e jashtëzakonshme e Kosovës në futboll

28 Mars 2026, 23:29 / SPORT ALFA PRESS

Nga miqësoret tek Botërori: Rruga e jashtëzakonshme e

Kombëtarja e Kosovës po shkruan historinë. Vetëm një fitore e ndan nga pjesëmarrja e parë në një Botëror, duke e bërë këtë moment një nga më triumfuesit dhe emocionuesit në futbollin kosovar.

Njohja nga FIFA erdhi në 2014-ën, ku edhe u lejua të luajë ndeshje miqësore, tek anëtarësimi në UEFA në 2016-ën, deri te triumfi në Ligën D të Ligës së Kombeve në vitin 2018/19, Kosova ka treguar se nuk është vetëm një kombi i ri në futboll, por një forcë që meriton vëmendje.

Ndërkohë tani më 2026-ën, pas vetëm disa viteve në arenën ndërkombëtare, Kombëtarja e Kosovës është vetëm një fitore larg historisë, pjesëmarrjes së parë në një Botëror.

Finalja e play-off-it për kualifikim në Botëror zhvillohet të martën mes Kosovës dhe Turqisë, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. 

Po ndodh...

ide