
A do të përfshihet NATO në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit? Zyrtari i Aleancës: Po ndjekim nga afër situatën

22 Qershor 2025, 09:16 / BOTA
Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar të dielën për agjencinë Reuters se Aleanca po ndjek nga afër zhvillimet pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi tri nga centralet kryesore bërthamore të Iranit.
I pyetur lidhur me qëndrimin e NATO-s ndaj sulmeve dhe ndikimin e mundshëm që këto zhvillime mund të kenë mbi misionin jo-luftarak të Aleancës në Irakun fqinj, zyrtari theksoi se:
“Sigurisht që po e ndjekim situatën nga afër.”
Konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka kaluar tashmë në një stad të ri pas sulmeve të SHBA ndaj tre centraleve bërthamore të Teheranit.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128