
Administrata Trump nis hetim ndaj Harvardit

Universiteti i Harvardit është futur zyrtarisht në shënjestrën e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa Departamenti i Shtetit ka nisur një hetim për të verifikuar nëse institucioni duhet të lejohet të marrë pjesë në programet e shkëmbimit të vizitorëve.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, bëri me dije se hetimi synon të vlerësojë nëse Harvard “respekton rregullat federale, veçanërisht në mënyrën se si zbaton programet që lidhen me interesat e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së”.
“Njerëzit në SHBA kanë të drejtë të presin që universitetet e tyre të mbrojnë sigurinë kombëtare, të respektojnë ligjin dhe të ofrojnë një mjedis të sigurt për të gjithë studentët,” thuhet në deklaratën zyrtare të DASH-it.
Sipas autoriteteve, kjo hetim do të ndihmojë të sigurohet që programet akademike të financuara nga shteti të mos bien ndesh me interesat kombëtare të Amerikës.
Përplasja Trump – Harvard
Sulmet ndaj Harvardit nga presidenti Trump kanë nisur që prej janarit, kur ai u rikthye në detyrë. Ai e ka akuzuar universitetin si një vatër të ideologjisë “woke” dhe si një institucion që, sipas tij, nuk ka mbrojtur mjaftueshëm studentët hebrenj dhe izraelitë gjatë protestave në kampus, të zhvilluara kundër luftës në Gaza dhe në mbështetje të armëpushimit.
Për më tepër, administrata Trump ka ndërmarrë hapa të ashpër ndaj universitetit, duke i ndërprerë mbështetjen federale që kap vlerën e mbi 2.6 miliardë dollarëve, si dhe duke i revokuar aksesin në sistemin zyrtar të regjistrimit të studentëve të huaj në SHBA.
Harvard i është drejtuar gjykatës për të sfiduar këto vendime, duke hyrë në një përballje ligjore që pritet të ndikojë edhe universitete të tjera të mëdha, si Columbia në Nju Jork, të cilat gjithashtu janë nën vëzhgim nga administrata Trump.
Të hënën, gjatë hapjes së seancës së parë gjyqësore në një gjykatë federale, presidenti Trump sulmoi publikisht përmes platformës së tij “Truth Social” gjykatësen që po trajton çështjen, ndërsa e akuzoi Harvardin si “antisemitik, antikristian dhe antiamerikan”.
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128