Astronautët raportuan për një objekt ‘të paidentifikuar’/ NASA publikon një audioregjistrim sekret të vitit 1965

Astronautët në bordin e misionit hapësinor “Gemini 7”, më shumë se 60 vjet më parë raportuan se kishin parë një objekt të paidentifikuar “të padukshëm” , duke e përshkruar atë si një “trup të shkëlqyer… me triliona grimca mbi të”, sipas dosjeve të publikuara nga Pentagoni.
Astronautët e NASA-s, Frank Borman dhe Jim Lovell, detajuan pamjen e rrallë dhe vëzhgimet e tyre u regjistruan në një transkript që është bërë publik për herë të parë.
“Objekt në orën 10:00”, tha Borman në radio, më 5 dhjetor 1965, sipas transkriptit të publikuar nga mediat e huaja.
Kur një zyrtar i NASA-s pyeti nëse Borman po përshkruante raketën përforcuese të anijes “Gemini” apo po përshkruante një “pamje natyrore”, astronauti u përgjigj: “Kjo është një pamje e vërtetë”.
Pasi konfirmoi me kontrollin e misionit se mund të shihte edhe raketën përforcuese, Borman vazhdoi: “Kemi shumë, shumë, ah – duket sikur qindra grimca të vogla kalojnë”.
Kujtojmë se Departamenti i Luftës zbuloi faqen e tij të re të internetit kushtuar dosjeve të UFO-ve, duke publikuar një sasi fillestare prej 162 dokumentesh në përgjigje të një urdhri ekzekutiv të shkurtit nga presidenti Donald Trump.
View this post on Instagram
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128