Zgjidhet ngërçi për importin e verës italiane, Shqipëria dhe Italia dakordësojnë procedurat teknike

Shqipëria dhe Italia janë dakordësuar për zgjidhje teknike për problematikën që ka shoqëruar importin e verës italiane në vendin tonë, duke i hapur rrugë vijimit normal të procedurave për operatorët ekonomikë.
Në një njoftim zyrtar, Dogana Shqiptare bën të ditur se Agjencia e Doganave të Italisë ka pranuar propozimin e paraqitur nga pala shqiptare për zgjidhjen e situatës aktuale që po prek importet e verës nga Italia, në përputhje edhe me legjislacionin italian në fuqi.
Sipas njoftimit, sqarimet teknike të detajuara mbi procedurat do të publikohen në faqen zyrtare të Doganave Shqiptare, ndërsa importuesit ftohen të vijojnë importet sipas rregullave në fuqi.
Prej fillimit të këtij viti, operatorët që importojnë verë nga Italia janë përballur me rritje të pagesës së akcizës, për shkak të mosaplikimit të diferencimit të parashikuar në legjislacion.
Kuadri ligjor shqiptar parashikon nivele të ndryshme akcize për verën e importuar, në varësi të kapacitetit prodhues të subjektit eksportues.
Konkretisht, ligji bën dallim mes prodhuesve me prodhim vjetor deri në 10 mijë hektolitra dhe atyre me prodhim mbi këtë prag, çka në praktikë njihet si akcizë e diferencuar për verën.
Marrëveshja teknike mes dy administratave doganore synon të shmangë pengesat në procedurat e importit dhe të garantojë zbatimin korrekt të skemës së akcizës së diferencuar për operatorët që importojnë verë nga Italia.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128