Bisedimet SHBA-Iran të shtunën në Romë! Teherani mbetet i palëkundur: Pasurimi i uraniumit është i panegociueshëm

16 Prill 2025, 15:28 / BOTA ALFA PRESS

Bisedimet SHBA-Iran të shtunën në Romë! Teherani mbetet i

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghçi, deklaroi të mërkurën se pasurimi i uraniumit nga Irani, si pjesë e programit të tij bërthamor, është “i panegociueshëm”, pas deklaratës së të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili tha se ky program duhet të ndërpritet si pjesë e çdo marrëveshjeje mes dy palëve.

“Pasurimi i uraniumit nga Irani është një fakt real dhe i pranueshëm. Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë marrëdhënie besimi për t’u përgjigjur shqetësimeve të mundshme, por çështja e pasurimit nuk është për diskutim”, deklaroi Araghçi për gazetarët pas një mbledhjeje të kabinetit qeveritar.

Deklaratat e Witkoff-it të martën përbëjnë një kthesë nga ato që kishte bërë një ditë më parë, ku kishte sugjeruar një qëndrim më fleksibël — që bie ndesh me pozicionin e Izraelit — duke thënë se Uashingtoni do të ishte i kënaqur me një kufi të sipërm për pasurimin e uraniumit dhe nuk do të kërkonte shpërbërjen e tërësishme të kapaciteteve bërthamore të Iranit.

Araghçi dhe Witkoff pritet të takohen sërish në Romë të shtunën, një javë pas takimit të tyre të mëparshëm.

 

Po ndodh...

ide