Britania dhe India arrijnë një marrëveshje të rëndësishme tregtare!

6 Maj 2025, 15:47 / BOTA ALFA PRESS

Britania dhe India arrijnë një marrëveshje të

Britania dhe India arritën sot paktin për tregtinë e lirë, në një marrëveshje historike që përfaqëson paktin më të rëndësishëm të Londrës pas Brexit-it dhe u finalizua në hijen e rritjes së tarifave nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Pas tre vitesh negociatash me ndërprerje, Mbretëria e Bashkuar dhe India ranë dakord për një marrëveshje tregtare që do të bëjë më të lehtë për firmat britanike eksportin e uiski, makinave dhe produkteve të tjera në Indi, si dhe do të ulë taksat mbi eksportet e veshjeve dhe këpucëve të Indisë.

Marrëveshja nuk përfshin asnjë ndryshim në politikën e imigracionit, përfshirë edhe ndaj studentëve indianë që studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, tha qeveria britanike.

Sekretari i Biznesit Jonathan Reynolds tha se përfitimet për bizneset dhe konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar ishin “masive”, raporton BBC.

Vitin e kaluar, tregtia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë arriti në 41 miliardë paund dhe parashikohej të rritej, por qeveria tha se marrëveshja do ta rriste atë tregti me 25.5 miliardë paund shtesë në vit deri në vitin 2040.

Reynolds u takua me homologun e tij indian Piyush Goyal në Londër javën e kaluar për të rënë dakord për marrëveshjen.

Kur marrëveshja të hyjë në fuqi, procedurë që mund të zgjasë deri në një vit, konsumatorët e Mbretërisë së Bashkuar ka të ngjarë të përfitojnë nga ulja e tarifave për mallrat që vijnë në vend nga India, tha Departamenti i Biznesit.

Përveç veshjeve, marrëveshja do të përfshijë edhe disa ushqime indiane, të tilla si karkaleca deti të ngrirë.

Qeveria theksoi gjithashtu përfitimin për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës nga zgjerimi i eksporteve të firmave britanike në Indi.

 

Po ndodh...