Sulmi me armë në xhaminë e San Diegos, kush është heroi që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët

Një sulm me armë në një xhami në San Diego të SHBA-së ka lënë tre persona të vdekur, mes tyre edhe një roje sigurie që, sipas policisë, ka vepruar heroikisht duke parandaluar që ngjarja të ishte edhe më tragjike.Viktima kryesore e përshkruar si hero është Amin Abdullah, baba i tetë fëmijëve, i cili shërbente prej më shumë se një dekade në qendrën islame. Sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të komunitetit, veprimet e tij gjatë sulmit kanë ndihmuar në shpëtimin e jetëve të tjera.
“Është e drejtë të thuhet se veprimet e tij ishin heroike. Pa dyshim, ai shpëtoi jetë sot”, deklaroi shefi i policisë së San Diegos, Scott Wahl.
Sipas Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islame në San Diego (CAIR-SD), Abdullah ishte një figurë shumë e dashur në komunitet, i njohur për sjelljen e tij të hapur dhe mikpritëse ndaj vizitorëve të xhamisë.
“Ai ishte një dritë e vërtetë, gjithmonë i buzëqeshur dhe pranues me të gjithë”, u shpreh një përfaqësuese e organizatës.
Në sulm humbën jetën edhe dy besimtarë të tjerë, të identifikuar si Mansour Kaziha dhe Nader Awad, të cilët sipas komunitetit ndihmonin në mirëmbajtjen e qendrës dhe aktivitetet e saj.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës së të hënës, pasi policia kishte marrë një njoftim për dy të rinj të dyshuar, të cilët më pas u identifikuan si autorët e sulmit. Ata u gjetën të vdekur pak më vonë nga plagë të shkaktuara vetë.
Autoritetet po e hetojnë ngjarjen si një sulm të motivuar nga urrejtja, ndërsa kanë deklaruar se po shqyrtohet edhe roli i “retorikës së urrejtjes” në incident.
Në SHBA, ngjarja ka shkaktuar reagime të forta politike. Zëvendëspresidenti JD Vance e cilësoi sulmin si “të neveritshëm” dhe bëri thirrje për unitet dhe dialog, duke dënuar dhunën politike në vend.
Ndërkohë, për familjen e viktimës kryesore është hapur një fushatë ndihme online, e cila ka mbledhur mbi 1.6 milionë dollarë për mbështetje.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128