“Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për paqe”/ Von der Leyen mbështet Zelenskyn: Po punojmë për sanksione të reja ndaj Rusisë

16 Maj 2025, 14:36 / BOTA ALFA PRESS
“Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për paqe”/ Von

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen: E di që ndryshimet që po kalojmë janë historike. Sot Europa është zgjuar dhe ne e dimë që duhet të ecim para, na duhet të ndërtojmë këtë qëndresë tonën dhe të zgjerojmë rrjetin e partneriteteve. Jemi mësuar që kur ka kriza të mëdha, Europa është ajo që jep përgjigje të mëdha. Europa ka dalë prej krizave më e madhe dhe më e fortë. Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë. Kjo është arsyeja pse edhe Komuniteti Politik është krijuar për të sjellë paqe në kontinent, ndërkohë që Rusia e ka lënë Europën. Fakti që jemi ulur me ju Volodymyr, tregon vendosmërinë tonë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës. Gjatë rrugës, shumica e vendeve të KPE kanë mbështetur sanksionet kundër Rusisë. Të ardhurat e gazit në Rusi janë ulur me 18%, inflacioni është në rritje. Jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Që të jemi të qartë, ne duam paqe. Po punojmë për sanksione të reja, Nord Stream apo Flota Hije. Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për paqe

Po ndodh...