
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, studiuesja: Irani ka në doktrinën e vet zhbërjen dhe zhdukjen e shtetit të Izraelit!

Studiuesja dhe ekspertja e gjeopolitikës, Enika Abazi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar kontekstin e konfliktit që ka shpërthyer mes Izraelit dhe Iranit.
"Nëse do të flasim për këtë konflikt, desha të them se Izraeli dhe Irani nuk kanë qenë gjithmonë armiq. Madje e kanë konsideruar veten edhe si dy fuqi në rajon që kishin përballë vendet arabe. Ishin aleatë të SHBA-ve, madje Irani ka qenë vendi i dytë që ka njohur Izraelin.
Situata ndryshoi me ardhjen e Khameneit dhe regjimit të Ajatollaheve, që një nga pikat e tyre kanë zhdukjen e shtetit të Izraelit dhe politikat për të mbajtur regjimin e brendshëm, duke krijuar një armik të jashtëm.
Izraeli rrethohet nga një ambjent jo shumë miqësor, që kërkojnë të zhbëjnë ekzistencën e këtij shtetit. Në këtë kuadër, me ardhjen e Netanyahut, është obsesion i vazhdueshëm i tij që Irani përbën kërcënim për ekzistencën e Izraelit.
Irani ka krijuar dhe sponsorizuar grupe, që kanë krijuar problematika në Lindjen e Mesme. Që nga mbështetja që i jep Hezbollahut apo Hamasit, që ka krijuar atë situatë që përshkallëzoi sulmet e Izraelit, duke arritur te marrja e pengjeve gjatë një festimi.
Njëkohësisht ishte edhe Siria e Asad, që mbështeste Iranin dhe politikat e saj shkonin kundër qenësisë së Izraelit, për të mos folur për milicitë irakiane, që i sponsorizonte Irani. Pra Irani përdorte masha në rajon për të krijuar situatë të pasigurtë dhe të realizonte politikën për zhdukjen e shtetit të Izraelit, që e ka të shprehur në mënyrë të qartë.
Në këtë kuadër, politikat e Izraelit, politika e "oktapodit", ka të bëjë me prerjen e tentakulave të oktapodit. Kemi parë ndërhyrje kundër Hezbollave, msat ndaj Huthi në Yemen apo sulmet që janë bërë ndaj instalacioneve ushtarake në Siri. Sot edhe si rezultat i mbështetjet së SHBA, këto tentakula nuk janë më në gjendje të veprojnë. Në rajon, të gjithë këto vende që kanë parë grupet shiite si Hamas, Hezbollah dhe milicia irakiane, apo vetë regjimi i Sadamit, kanë krijuar problematika në vendet e Lindjes së Mesme. Këto vende po fërkojnë barkun për këtë që po i ndodh Iranit.
Në Liban përshembull janë mjaft të gëzuar që Hezbollah nuk ndërhyn më", tha ndër të tjera Abazi.
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128