Kriza SHBA-Iran godet tregjet/ Karburanti rritet me rreth 50% në SHBA

Çmimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje të fortë që nga fundi i shkurtit, periudhë kur nisi përshkallëzimi i tensioneve me Iranin.
Sipas të dhënave të publikuara nga AAA, çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt ka arritur në 4.45 dollarë. Vetëm gjatë javës së fundit, rritja është rreth 34 cent për gallon, ndërsa krahasuar me fundin e shkurtit, çmimi është rritur me 1.47 dollarë, ose afro 49.3%.
Sipas analizave të tregut, kjo rritje lidhet me pasiguritë në tregjet globale të energjisë pas përshkallëzimit të konfliktit. Situata në Lindjen e Mesme ka ndikuar drejtpërdrejt në frikën për furnizimet me naftë dhe stabilitetin e çmimeve.
Ekspertët e energjisë shpjegojnë se tregjet reagojnë shpejt në raste tensionesh gjeopolitike, duke sjellë rritje të menjëhershme të çmimeve për shkak të rrezikut të ndërprerjes së furnizimit nga rajonet kryesore prodhuese.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Salianji po bie në Salizëm!
Për partitë tona mendimi ndryshe është “cilësi e borgjezisë”
Farsa që shitet si betejë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128