Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

Interi është zyrtarisht kampion i Italisë për herë të 21-të në historinë e saj. Ashtu siç pritej, ndaj Parmës nuk pati surpriza (fitore 2-0) dhe tashmë skuadra e Chivu-s mund të festojë lirisht.
Inter “kurorëzon” një sezon që mund të konsiderohet pozitiv, pasi përveç kampionatit, janë në garë edhe në Kupë, ku në finale do përballet me Lazion. E veçanta për Interin në triumfin e kampionatit këtë herë është se kthehet ta festojë këtë titull në San Siro pas plot 37 vitesh. Hera e fundit kur fituan matematikisht titullin në shtëpi daton në 28 maj të 1989, periudhë kur suksesi 2-1 ndaj Napolit iu dha zyrtarisht titullin e 13 zikaltër.
Vlen të theksohet se sipas të gjitha gjasave, festa e titullit do mbahet në fundjavën e 16-17 majit, pas sfidës me Veronën. Kujtojmë që Interi, 3 javë nga fundi, ka grumbulluar 82 pikë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Salianji po bie në Salizëm!
Për partitë tona mendimi ndryshe është “cilësi e borgjezisë”
Farsa që shitet si betejë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128