Publicisti Agim Xhafka: Fëmijët i vrau, ai që ‘vrau’ këndet e lodrave dhe sheshet sportive

3 Maj 2026, 22:52 / POLITIKË ALFA PRESS
Publicisti Agim Xhafka: Fëmijët i vrau, ai që ‘vrau’

Publicisti Agim Xhafka ka reaguar në lidhje me aksidentin e sotëm tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, të cilët në momentin fatal, ishin duke luajtur në trotuarin e rrugës.

Fëmijët i vrau ai që “vrau” këndet e lodrave dhe sheshet sportive’, shkruan në Facebook, Agim Xhafka.

Me anë të këtij reagimi, Xhafka tregon se kjo ngjarje tragjike ishte një kronikë e paralajmëruar, pasi përgjegjësia bie mbi shtetin, bashkinë dhe qeverinë, ku të gjitha bashkë, kanë kontribuar që fëmijët sot të mos kenë më parqe dhe kënde lojërash, por të argëtohen në trotuaret e rrugëve, duke rrezikuar përditë jetën e tyre, pasi hapsirat publike i kanë zënë lejet e ndërtimit për pallate dhe qiellgërvishtës, të lëshuara nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide