
Londra vendos sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Britania dhe aleatët e saj do të vendosin zyrtarisht sanksione ndaj ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, për shkak të qëndrimit të tyre ndaj luftës në Gaza , raportoi sot gazeta Times.
Londra do të ndjekë shembullin e Kanadasë , Australisë , Zelandës së Re dhe vendeve të tjera në ngrirjen e aseteve dhe vendosjen e ndalimeve të udhëtimit ndaj ministrit të sigurisë kombëtare të Izraelit, Ben-Gvir – një kolonist nga Bregu Perëndimor – dhe Ministrit të Financave, Smotrich.
Ministria e Jashtme e Britanisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Britania, ashtu si vendet e tjera evropiane, ka rritur presionin mbi qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i dhënë fund bllokadës së ndihmës humanitare nga qeveria izraelite në Rripin e Gazës, i cili është në prag të urisë , sipas ekspertëve ndërkombëtarë.
Londra muajin e kaluar pezulloi negociatat e tregtisë së lirë me Izraelin, duke akuzuar qeverinë izraelite për “politikat e saj skandaloze” në Bregun Perëndimor dhe Gazën e pushtuar .
Diplomacia britanike madje thirri ambasadorin izraelit dhe njoftoi sanksione të mëtejshme kundër kolonëve të Bregut Perëndimor.
Ministri i Jashtëm David Lamy , i cili e quajti përshkallëzimin e ofensivës izraelite në javët e fundit “një fazë të re të errët në këtë konflikt”, më parë i ka dënuar deklaratat e Smotrich-ut në lidhje me pastrimin dhe shkatërrimin e mundshëm të Gazës dhe zhvendosjen e banorëve të saj në vende të treta.
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128