
Macron, Merz dhe Starmer ndërhyjnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

“Katastrofa humanitare që po dëshmojmë në Gaza duhet të ndalet menjëherë”, thanë Franca, Britania po dhe Gjermania në një deklaratë të përbashkët.
Duke reaguar ndaj paralajmërimeve nga OKB-ja dhe organizatat joqeveritare që flasin për një rrezik të menjëhershëm dhe të përgjithësuar të urisë në enklavë, tre vendet evropiane i bënë thirrje qeverisë izraelite “të heqë menjëherë kufizimet në shpërndarjen e ndihmës”.
Franca, Britania dhe Gjermania i kujtuan gjithashtu Izraelit se “duhet t’u përmbahet detyrimeve të tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”.
“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, shtuan ata, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve” të ndalojnë luftimet dhe të arrijnë një marrëveshje të menjëhershme armëpushimi.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata përsëritën gjithashtu kërkesën e tyre për lirimin e pengjeve izraelite dhe çarmatimin e Hamasit.
Në të njëjtën kohë, ata “kundërshtojnë fuqimisht çdo përpjekje për të imponuar sovranitetin izraelit në territoret e pushtuara palestineze”.
-
-
Flakët përfshijnë Rubikun, zjarri në Molung jashtë kontrollit
25 Korrik, 21:43
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128