
“Profecia” për Papën e ri/ Fqinji i kishte thënë: Do jesh Papa i parë amerikan

Kur Robert Prevosti ishte në klasën e parë, një nga fqinjët e tij i kishte thënë atij se ai do të ishte Papa i Parë Amerikan. Pasditen e të enjtes kjo profeci u bë realitet kur kardinal 69-vjecar u zgjodh për të qenë Papa I 267-të i Kishës Katolike Romake.
John Prevost, vëllai i Papa Leonit të XIV në një intervistë për Associated Press, i emocionuar tregoi sesi e mori vesh lajmin.
“Mora një telefonatë se nga oxhaku i Romës po dilte tym i bardhë, kështu që zbrita poshtë, ndeza televizorin dhe pashë sesi po zhvillohej procesi. Thirra mbesën time për ta njoftuar se po dilte tym i bardhë dhe pamë së bashku më pas momentin kur perdet lëvizën. Ajo filloi të bërtiste sepse unë dhe vetë xhaxhai i saj ishim në një moment mosbesimi se kjo nuk ishte e mundur, kjo ishte shumë larg asaj që ne mendonim se mund të ndodhte. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme Krenarie që më përfshiu por edhe një moment ku mendova se si do ta përballojë ai të gjithë këtë ndjesi krenarie, por edhe përgjegjësie që është tashmë mbi supet e tij.”
Vëllai i Papës tregoi se familja e tij e kishte ditur gjithmonë se ai do të bëhej Prift, por kurrë nuk ua kishte marrë mendja se ai do të ishte një ditë Papë. John Prevost u shpreh se vëllai I tij Papa Leoni XIV do të jetë pasuesi i Papa Françeskut.
“Sinqerisht, dua t’ju them, mendoj se ai do të jetë Papa Françesku i dytë. Mendoj se ai është shumë i shqetësuar për gjendjen e vështirë të të varfërve, për të shtypurit dhe për njerëzit që nuk kanë zë. Mendoj se ai do të qëndrojë në këtë frymë. Ai nuk do të jetë as shumë i madh dhe as shumë i djathtë. Do të jetë pak a shumë në mes.”
Vëllai i Papa Leonit XIV tregoi se Papa është më i vogli i tri vëllezërve dhe se ai kishte treguar gjithnjë kujdes për familjen e tij duke komunikuar çdo ditë jo vetëm me vëllezërit por edhe me nipërit dhe mbesat. John u shpreh se në kohën e lire ai dhe Papa i Ri luanin lojëra elektronike çdo ditë së bashku.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128